image LDK-ja dorëzon kallëzim penal në Polici për këto lajme

Politikë

Zgjedhjet/ LDK-ja dorëzon kallëzim penal në Polici për këto lajme

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paraqitur kallëzim penal në Policinë e Kosovës për disa lajme të rreme ku sulmohet kjo parti dhe kandidatja e tyre për kryeministre, Vjosa Osmani.

Zyra për informim e LDK-së, duke i cilësuar shpifje disa raportime, u ka bërë thirrje Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera që t’i hetojnë ato.

“LDK paraqet kallëzim penal në polici për lajmet e rrejshme Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paraqitur kallëzim penal në Policinë e Kosovës, për lajmet e rreme me të cilat po sulmohen lidershipi i partisë dhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani. Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Policia që në bashkëpunim me Prokurorinë të identifikojë dhe të dërgojë para drejtësisë ata që po përhapin lajme të rreme kundër kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani. Një ditë më parë, një faqe në Facebook, e cila mbështetë Lëvizjen Vetëvendosje, ka shpifur se gjoja LDK dhe Vjosa Osmani po paguan nga 10 euro pjesëmarrësit nëpër tubimet elektorale të LDK-së. Kundër kësaj shpifje të ulët, LDK-ja i ka dëshmitarë dhjetëra mijëra anëtarë, përkrahës dhe qytetarë, të cilët kanë marrë pjesë në tubimet tona, me dëshirë dhe vullnetin e tyre të lirë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LDK i ka ftuar edhe vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe ambasadave që ta ndalojnë dukurinë e lajmeve të rreme.

“LDK ju bën thirrje vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë të zgjedhjeve, si dhe ambasadave të vendeve mike, që të përdorin ndikimin e tyre për ndërprerjen e këtyre dukurive të ulëta që dëmtojnë procesin zgjedhor”, thuhet tutje në reagim.

Kjo parti thotë se votat e lira të qytetarëve janë të garantuara. /Gazeta Sinjali/