Ish-kryetari i Podujevës, tash ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka njoftuar se LDK-ja ka marrë garancën nga Partia e Drejtësisë për mbështetjen e Nexhmi Rudarit në garën për kryetar të kësaj komune.
Veliu ka thënë se Partia e Drejtësisë me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e saj do ta mbështes kandidatin e LDK-së për kryetar të Podujevës.
“Me kryetarin e Partisë së Drejtësisë në Podujevë, zotin Esat Ejupi, sot rikonfirmuam marrëveshjen e bashkëpunimit, sipas së cilës kjo parti, me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e saj do ta mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, zotin Nexhmi Rudari”, ka shkruar Veliu. /Gazeta Sinjali/