image LDK hap fushatën, Mustafa: Çdo pëllëmbë është territor i Kosovës

Politikë

Fushatë/ LDK hap fushatën, Mustafa: Çdo pëllëmbë është territor i Kosovës

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur kryeqytetin për ta hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa deklaroi para masës së mbledhur në sheshet “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, se Kosova është territor i pandarë duke kundërshtuar idenë e Presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e territorit të Kosovës.

Kosova dhe ne kemi vetëm një shtet dhe këtë shtet në qeverinë tonë as nuk e mbledhim as nuk e pjesëtojmë. Çdo pëllëmbë është territor i Kosovës dhe i takon Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa  para masës së tubuar në kryeqytet.

Kreu i LDK-së ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve për siç ka thënë që ta qeverisin mirë këtë vend t’i zgjedhin sfidat dhe ta çlirojmë Kosovën nga korrupsioni dhe gërryerja e brendshme. 

Tubimin e LDK-së e përshëndeti edhe nënkryetari i Partive Popullore Evropiane, Dara Murphy, i cili tha gjendet për herë të parë në Kosovë për të mbështetur fushatën e LDK-së dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre Vjosa Osmani, e cila siç tha është një lidere dhe politikane e madhe dhe njohëse e mirë e fushës së drejtësisë.

LDK-ja në këto zgjedhje garon me 110 kandidatë, të cilët vijnë nga të gjitha strukturat dhe degët e partisë nëpër Kosovë. /Gazeta Sinjali/