image LDK e VV “fytas” për Podujevën

LDK e VV “fytas” për Podujevën

news image

Garë e ngushtë po zhvillohet edhe në komunën e Podujevës.

Pak vota po bëjnë diferencën mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni dhe atij të Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi.

Sipas rezultateve të deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ekrem Hyseni është renditur i pari për më së shumti vota. Ai ka 16.451 mijë vota apo 44,30 për qind. Ndërsa, Shpejtim Bulliqi ka 16 mijë e 338 vota apo 44.00%.

Të dy këta lënë larg kandidaten e PDK-së për kryetare në këtë komunë, Floretë Fejzullahu. Ajo mori vetëm 6,52 për qind të votave.

/Gazeta Sinjali/