image LDK e bojkoton pjesëmarrjen në votimin për rezolutën e çështjes së të pagjeturve

Kosovë

LDK e bojkoton pjesëmarrjen në votimin për rezolutën e çështjes së të pagjeturve

news image

Për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje, ka dështuar të miratohet Rezoluta nga interpelanca me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, për çështjen e të pagjeturve, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo ishte kërkesë e deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, e mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”.

Kjo pikë mori 41 vota, por nuk mjaftuan për ta kaluar atë.

Përveç deputetëve të Vetëvendosjes, pro kësaj rezolute ishin edhe ata të PDK-së, kurse LDK-ja e bojkotoi pjesëmarrjen në këtë votim.

/Gazeta Sinjali/