image LDK e bindur që mandatimi i Hotit është kushtetues: Seanca e jashtëzakonshme mbahet pas vendimit final

Kosovë

Politikë/ LDK e bindur që mandatimi i Hotit është kushtetues: Seanca e jashtëzakonshme mbahet pas vendimit final

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përkohësisht ta pezullojë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Kjo parti thotë se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se mbetet e vendosur që, në përputhshmëri të plot me normën kushtetuese, të krijojë qeverinë e re.

Seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re, nga kjo parti thonë se do të mbahet pas vendimit final të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

“Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës lidhur me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, deri më 29 maj, Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet e vendosur që, si edhe deri më tani, të respektojë në tërësi këtë vendim”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“LDK-ja, me anë të marrëveshjeve politike, ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë së re. LDK-ja mbetet e vendosur që, në përputhshmëri të plotë me normën kushtetuese, të krijojë Qeverinë e re”, thekson komunikata e LDK-së.

“LDK-ja dhe partnerët dje kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, të mbështetur nga 61 deputetë, sencë e cila do të mbahet pas vendimit final të Gjykatës Kushtetuese, meqë LDK-ja është e bindur se procesi i mandatimit të z. Avdullah Hoti është bërë konform normës kushtetuese dhe kompetencave kushtetuese që ka Presidenti i Kosovës”, përfundon komunikata./Gazeta Sinjali/