Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë njoftuar se sot do të mbajnë konferenca të ndara për media, shkruan Gazeta Sinjali.
Konferenca e LDK-së do të nisë në orën 13:30, në selinë qendrore të kësaj partie.
Ndërkaq, gjysmë ore më vonë, në 14:00, do të fillojë konferenca e PDK-së.
Asnjëra prej dy partive më të mëdha opozitare nuk ka bërë të ditura arsyet për thirrjen e këtyre konferencave për media./GazetaSinjali/