Derbi i kryeqytetit italian i ka takuar skuadrës së Lazios, shkruan Sporti në Sinjali.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi e ka fituar me rezultat bindës ndeshjen ndaj Romës.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Olimpico’ ka përfunduar me rezultatin 3-0. Luis Alberto shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa një e shënoi edhe Ciro Immobile.
Vlen të theksohet se sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, hyri në këtë ndeshje si zëvendësues në minutën e 83-të te lacialët, kurse mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, nuk u paraqit fare te romakët.
Pas kësaj fitore, Lazio tani ka 31 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë, kurse Roma mbetet me 34 pikë dhe renditet e treta. /Sporti në Sinjali/.