Skuadra e Lazios pritet të jetë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Duke e parë që do të luajnë në gara evropiane, Lazio po mendon ta forcoj skuadrën e saj që kanë përvoj në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas ‘Il Tempo’, drejtori i Lazios, Igli Tare ka kontaktuar me futbollistin e Barcelonës, Ivan Rakitic.
Besohet që skuadra italiane i ka ofruar një kontratë 3 vjeçare.
Rakitic pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë merkatos verore./Gazeta Sinjali/