image Lavrov: Rusia pranon çdo marrëveshje të arritur mes Kosovës e Serbisë

Kosovë

Politkë/ Lavrov: Rusia pranon çdo marrëveshje të arritur mes Kosovës e Serbisë

news image

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se duhet të respektohet rezoluta 1244 për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Ndërsa Rama deklaroi se gjithçka që është rënë dakord për Ukrainën duhet të respektohet, ky parim duhet të zbatohet edhe me Kosovën,” theksoi ministri Lavrov, pas bisedimeve me kryeministrin shqiptar dhe kryetarin e OSBE-së, Edi Rama, i cili po qëndron në Moskë.

Ministri rus tha gjithashtu se Rusia do të pranojë çdo marrëveshje të arritur nga Beogradi dhe Prishtina.

“Ekziston rezoluta 1244 dhe një seri marrëveshjesh të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian midis Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë komunat me shumicë serbe,” kujtoi ministri rus, duke shtuar se formimi i këtij komuniteti do të ishte një hap i madh përpara.

Tutje, Lavrov shtoi se një marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ishte arritur më shumë se gjashtë vjet më parë dhe se Prishtina refuzon ta zbatojë atë.

Lavrov gjithashtu tha se kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë vazhdimisht se Rusia do të pranonte çdo zgjidhje të arritur midis këtyre dy shteteve fqinje dhe do të inkurajonte në mënyrë aktive dialogun e tillë./GazetaSinjali/