Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka mbajtur një konferencë shtypi në Moskë me homologun e tij nga Kirgistan.
Ai ka thënë se Rusia është e përgatitur për një rund të tretë të bisedimeve me Ukrainën, duke pretenduar se Kievi “po nxjerr justifikime” për të shtyrë takimin.
“Për momentin, ne nuk kemi marrë ndonjë datë të re. Ne ishim të përgatitur nga mbrëmja e djeshme për të zhvilluar një raund të tretë”, është shprehur Lavrov, shkruan Skynews.
Ai shtoi se “optimizmi” që rrethon situatën është zbehur nga deklaratat “të zemëruara” të bëra nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.