image Lavrov: Rusia është e gatshme për dialog, pavarësisht se ka nisur sulmi ndaj Ukrainës

Botë

Lavrov: Rusia është e gatshme për dialog, pavarësisht se ka nisur sulmi ndaj Ukrainës

news image

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se Rusia do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog, pavarësisht se forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë.

Fatkeqësisht, miqtë tanë perëndimorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke u përpjekur ta shkatërrojnë atë dhe të promovojnë atë që ata e quajnë ‘rend të bazuar në rregulla’”, thotë Lavrov, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.

Ne patëm diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, me anëtarë të tjerë të NATO-s,” thotë ai.

“Shpresojmë se ka ende një shans për t’iu kthyer ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve ndërkombëtare”.

Lavrov thotë se Rusia “do të jetë gjithmonë e gatshme për një dialog që do të na kthejë përpara drejtësisë dhe parimeve të kartës së OKB-së“.

/GazetaSinjali/