image Lavrov lëshon akuza të rënda: Civilët ukrainas po përdoren si pengje

Botë

Lavrov lëshon akuza të rënda: Civilët ukrainas po përdoren si pengje

news image

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është deklaruar pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas në Turqi.

Lavrov ka thënë se ata në takim më së shumti diskutuan iniciativën e miqve tanë turq lidhur me çështjet humanitare, raporton BBC – transmeton Gazeta Sinjali.

Ai përsëriti pretendimet ruse se civilët po përdoren si pengje nga ato që ai i përshkroi si ‘të ashtuquajturat forca të mbrojtjes territoriale’.

“Ato po përdoren si mburoja njerëzore”, pohon ai.

Lavrov thotë se Rusia po vazhdonte të operonte korridoret humanitare për civilët.

/GazetaSinjali/