Lautaro Martinez ka bërë një hap të rëndësishëm drejt Barcelonës. Kështu shkruan e përditshmja katalane “El Mundo Deportivo”, e cila thekson se sulmuesi argjentinas tashmë ka dalë zbuluar dhe nuk e fsheh më qëllimin e tij për t’u larguar nga Interi.
22-vjeçari nuk ka ndërmend të flasë me klubin zikaltër për rinovimin e mundshëm të kontratës, sepse në të ardhmen e tij sheh vetëm ngjyrat “blaugrana”.
Marrëveshja aktuale e Lautaros me zikaltrit skadon në vitin 2023, por Suning dëshiron t’ia rishikojë kontratën e t’i rritë pagën, bazuar në paraqitjet dhe kontributin e pamohueshëm, që e kanë rritur edhe vlerën e kartonit të tij në treg.
Në rast se sulmuesi do të këmbëngulë për t’u larguar, Interi nuk do të bëjë lëshime sa i përket çmimit të tij: do të kërkojë plot 90 milionë euro “cash” plus një ose dy lojtarë të Barcelonës.