image Laura Fazliu i siguron Kosovës medalje në Zagreb

Sporte Luftarake

Laura Fazliu i siguron Kosovës medalje në Zagreb

news image

Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në garën e “European Open”, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, raporton Sinjali Sport.

Laura në kategorinë deri në 63 kg, shënoi pesë fitore (një pa luftë), ndërsa u mund në gjysmëfinale. Për të bronztën mundi çeken Mikaela Kulikova.

Fazliu fitoi edhe 50 pikë olimpike Tokio 2020.

Erza Muminoviq (-52 kg), u rendit e shtata, sikurse Flaka Loxha në kategorinë -57 kg.

Në kategorinë e njëjtë, Fationa Kasapi u ndalë në raundin e tretë.

Nesër garojnë Arbër Kullashi (-81 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg)./Gazeta Sinjali Sporti/