image Laura Fazliu e kërkon të artën, kjo është koha kur xhudistja do të garojë në finale

Sporte Luftarake

Laura Fazliu e kërkon të artën, kjo është koha kur xhudistja do të garojë në finale

news image

Janë duke u zhvilluar garat e sportistëve tanë “Lojërat Mesdhetare”, Oran 2022.

Laura Fazliu u kualifikua në finale gjatë ditës së sotme, pasi në gjysmëfinale mposhti xhudisten algjeriane, Amina Belkadi në kategorinë -63 kg.

Ndërkohë xhudisti, Akil Gjakova pësoi humbje në gjysmëfinale ndaj algjerianit, Redouane Messaud, megjithatë ka një mundësi të luftojë për të bronztën.

Xhudistja finaliste, Laura Fazliu në finale do të ndeshet me spanjollen Perez Cabana, me duelin që fillon nga ora 17:10.

Akili ndërkohë do të kërkojë të bronztën ndaj italianit Manuel Lombardo në kategorinë -73 kg, nga ora 17:20.

/GazetaSinjaliSport/