image Latifi i brengosur: S’do t’i lëmë specializantët të na ikin

Shëndetësi

Latifi i brengosur: S’do t’i lëmë specializantët të na ikin

news image

Ministria e Shëndetësisë (MSh) për vitin 2022 prioritet do ta ketë sistemin informativ shëndetësor dhe trajtimin e përgatitjen e specializantëve, kështu tha ministri, Rifat Latifi.

Megjithatë, Latifi shtoi se është larguar edhe vetë nga Kosova për në Amerikë në mungesë të kushteve për specializim.

“Pse s’po më pyet mua pse kam ikur unë nga Kosova. Unë kam qenë në specializim në Ortopedi dhe nuk kisha mundësi të specializohem. Prandaj kam shkuar në Amerikë. Nëse ne nuk iu krijojmë kushtet specializantëve për punë, nëse nuk e transformojmë edukimin post-diplomik dhe nuk krijojmë specialist të mirë dhe ata që i krijojmë na ikin”, deklaroi ai për EO.

Poa shtu, ministri Latifi thotë se shumë shpejt do ta ketë gati programin për shëndetësi.

“Prioritet do të jetë sistemi informative shëndetësor, trajtimi dhe përgatitja e specializantëve, ngritja e kualitetit pastaj na duhet të kryejmë edhe punë të tjera duke u nisur nga bordet. Ministria ka punë të tjera afatgjate. Na leni pak kohë dhe kur ta bëjmë programin për shëndetësinë ju thërrasim. Shpresojmë e gjejmë vitin 2022 shëndoshë edhe nuk kemi raste të mëdha të vdekjes”./GazetaSinjali/