image Largohet kamioni që tensionoi situatën në veri

Siguri

Largohet kamioni që tensionoi situatën në veri

news image

Është larguar kamioni me mbishkrimin “Mirë se vini në asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ku afër këtij kamioni qëndruan një grup i protestuesve serbë pas fillimit të largimit paralel të Njësive Speciale të Kosovës dhe protestuesve serbë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas largimit të kamionit, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në pikën kufitare në Jarinje.

Veprimi i protestuesve serbë bëri që Njësitet Speciale të Kosovës të refuzonin të largoheshin deri sa të largohet kamioni me mbishkrimin për asociacionin.

Pas këtij veprimi, u rrit edhe prania e KFOR-it./GazetaSinjali/