image Largimi nga VV/ Anëtari dhe aktivisti kritikon partinë për pazare politike dhe nepotizëm

Politikë

Largimi nga VV/ Anëtari dhe aktivisti kritikon partinë për pazare politike dhe nepotizëm

news image

Tërheqjet e anëtareve nga Lëvizja Vetëvendosje kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Fitim Meziu aktivist e anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan konfirmoi se ai nuk do të jetë më pjesë e kësaj partie.

Fitim Meziu në njoftimin që ka bërë për largimin e tij ai shtoi edhe arsyet dhe akuzat që ka ndaj partisë të cilës i përkiste.

Përpos që ka akuzuar partinë për mungesën e demokracisë e meritokracisë, ai e ka sulmuar ish-partinë edhe për pazare politike e nepotizëm.

“Pashë e ndëgjova shumë gjëra që nuk do të besoja qe ekzistonin brenda këtij subjekti në Lipjan. Nuk isha i pajtimit që brenda këtij subjekti vinin figura politike që kanë luajtur me dy karta. Sidomos aderimi i fundit, ishte një figurë që ka gëzuar të gjitha privilegjet nga qeverisja lokale, dhe vetëm atëher kur nuk gjeti vend në ekzekutivin lokal të këtij mandati në Lipjan, erdhi në LVV dhe bëri pazare politike, ku ende pa kaluar 10 ditë nga aderimi, bashkëshorti i saj avancohet në burgun e Lipjanit”, ka deklaruar nëpërmjet një postimi Meziu.

Ky është postimi i plotë i tij:

/GazetaSinjali/