Robert Lewandowski u largua nga Bayerni pas 8 viteve, duke u transferuar te Barcelona.
Polaku nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me klubin blaugranas.
Largimit të 33-vjeçarit duket se i janë gëzuar skuadrat kundërshtare të Bayernit në Bundesliga.
Skuadra gjermane Augsburg ka reaguar në Twitter për largimin e polakut, duke i uruar fat atij por duke thënë se ai nuk do t’u mungojë atyre në Bundesliga.
“Urime. Nuk mund të themi që na mungon”, ka shkruar skuadra e Augsburg në profilin zyrtar në Twitter.
Congrats @lewy_official, can’t say we’ll be missing you ???? https://t.co/YGpwlUpMpq
— FC Augsburg (@FCA_World) July 16, 2022
Lewandowski shënoi plot 23 gola në 19 paraqitje ndaj Augsburgut, dhe me sa duket klubi gjerman pati të drejtë për një reagim të tillë.