image Laporta: Xavi së shpejti do të jetë trajner i Barcelonës

Futboll

Laporta: Xavi së shpejti do të jetë trajner i Barcelonës

news image

Xavi Hernandez pritet të jetë trajneri i ri i Barcelonës, pasi ai hoqi dorë nga klubi i Al Sadd, shkruan Sinjali Sporti.

E për këtë ka folur edhe presidenti i klubit, Joan Laporta.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se kontrata me ish-futbollistin e Barçës është pranë finalizimit.

“Kontrata e Xavit është pranë finalizimit dhe së shpejti ai do të jetë trajneri i ri i Barcelonës”, tha Laporta.

Trajneri i fundit i Barcelonës ka qenë Ronald Koeman, i cili dha dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të mungesës së performancës.

/Gazeta Sinjali Sporti/