image Laporta: Ta shikonim ndeshjen e Interit ishte një torturë për ne

Futboll

Laporta: Ta shikonim ndeshjen e Interit ishte një torturë për ne

news image

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka reflektuar për eliminimin e skuadrës nga Champions League dhe dhimbjen për të shikuar Interin duke mposhtur Viktoria Plzen.

Blaugranasit pësuan një humbje zhgënjyese 3-0 në shtëpi nga Bayern Munich dje, duke konfirmuar përfundimin e tyre në vendin e tretë në Grupin C. Barcelona tani do të bie në Ligën e Evropës, gjersa dy skuadrat kualifikuese janë Interi dhe Bayerni.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Laporta diskutoi fillimisht humbjen ndaj Bayern Munich dhe dhimbjen e shikimit të fitores së Interit.

“Fatkeqësisht mrekullia nuk ndodhi. Duhet të falënderojmë tifozët sepse në një lojë shumë të vështirë ata inkurajuan lojtarët dhe ekipin.

Ne kemi tifozët më të mirë në botë. Ishte një ndeshje e vështirë emocionalisht për t’u luajtur, pasi pamë ndeshjen e Interit të gjithë së bashku, që ishte torturë për ne”.

Ai më pas komentoi hapat e ardhshëm për Barcelonën pas rënies së tyre në Europa League.

“Tani duhet të shohim përpara, kemi ende La Liga dhe gara të tjera, e dinim që në këtë periudhë ndërtimi do të kishte ulje-ngritje. Ne duhet të vazhdojmë të rritemi çdo ditë.”

Simone Inzaghi tani e ka udhëhequr Interin në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve në të dyja vitet e tij në kryeqytetin e Lombardisë, diçka që paraardhësi i tij Antonio Conte nuk arriti ta bëjë në asnjërin sezon.

/GazetaSinjaliSport/