image Laporta: Superliga mund të nisë vitin tjetër, nuk më intereson për klubet angleze

Futboll

Laporta: Superliga mund të nisë vitin tjetër, nuk më intereson për klubet angleze

news image

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi sot se projekti i Superligës Evropiane mund të fillojë që në sezonin e ardhshëm, duke shtuar se atij nuk i intereson nëse klubet angleze iu bashkohen apo jo.

Barça, së bashku me Real Madridin, nisën një projekt të Superligës në vitin 2021, i cili u shemb shpejt pas tërheqjes së klubeve.

Në dhjetor, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian tha se organet drejtuese të futbollit botëror dhe evropian, FIFA dhe UEFA, kishin shkelur ligjin e konkurrencës duke bllokuar krijimin e ligës në fjalë.

Kësisoj, gjigantët spanjollë tani po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të nisur Superligën.

Laporta ditën e sotme deklaroi se sezoni i parë i kësaj lige mund të nisë vitin e ardhshëm.

“Superliga mund të fillojë sezonin e ardhshëm, ose do të jetë në 2025-26, dhe nëse jo, do të rimendoj gjithçka”, tha ai në “RAC1”.

“Nuk më intereson nëse bashkohen skuadrat angleze. Ata tashmë kanë Superligën e tyre – Premierligën”, shtoi i pari i “Blaugranëve”.

“Superliga do të thotë që ju po vendosni 100 milionë euro në tavolinë për një klub vetëm për të konkurruar në kompeticion, të paktën, dhe ju nuk e merrni aq as për të fituar Ligën e Kampionëve”, deklaroi Laporta. 

/GazetaSinjaliSport/