image Laporta për De Jong: Duam që ai të qëndrojë, do të bëjmë më të mirën për ta mbajtur në klub

Futboll

Laporta për De Jong: Duam që ai të qëndrojë, do të bëjmë më të mirën për ta mbajtur në klub

news image

Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta ka shprehur dëshirën për ta mbajtur mesfushorin Frenkie De Jong.

Holandezi ka qenë i lirë të largohet nga skuadra këtë verë, me klubin spanjoll që kishte një marrëveshje me skuadrën angleze Manchester United, megjithatë mesfushori nuk e aprovoi këtë lëvizje.

De Jong raportohet se nuk dëshiron largimin pasi sipas tij klubi ia ka 17 milionë euro borxh, dhe nuk do të tërhiqet pa e paguar klubi spanjoll.

Ndërkohë, Laporta ka theksuar se ai dëshiron që De Jong të qëndrojë, por se duhet të pranojë një ulje page.

“Frenkie është lojtar i Barçës. Ne duam që ai të qëndrojë, ai dëshiron të qëndrojë. Ne kemi marrë oferta të rëndësishme për të, por ai është lojtari ynë.

Ju e dini situatën buxhetore të pagave; kështu që ne do të bëjmë më të mirën për ta mbajtur Frenkie në Barça… dhe shpresoj se ai do të bëjë të njëjtën gjë”, ka deklaruar Laporta.

/GazetaSinjaliSport/