image Laporta: Mund ta bëjmë të mundur rikthimin e Messit, ndihem borxhli atij

Futboll

Laporta: Mund ta bëjmë të mundur rikthimin e Messit, ndihem borxhli atij

news image

Juan Laporta ka konfirmuar se klubi do të bëjë përpjekje për rikthimin e Lionel Messit në klubin blaugranas.

Messi u largua verën e kaluar nga Barcelona pas gati dy dekadash tek klubi spanjoll, pasi blaugranasit ranë në një gjendje të rëndë ekonomike.

Barcelona sidoqoftë është rikthyer shpejt në binarë, duke i ringjallur ekonomikisht pas disa marrëveshjeve në lidhje me të drejtat televizive dhe sponsorë të ndryshëm që i sjellin përfitime të mëdha.

Pasi tashmë ka shpenzuar afro 150 milionë euro në Raphinhan, Lewandowskin e Kounden, presidenti i Barcelonës thotë se i ndihet borxhli Messit për ta rikthyer atë në Camp Nou.

“Ndihem borxhli ndaj Leo Messit. Do të doja që fundi i karrierës së tij të ishte te Barcelona me duartrokitje në çdo stadium. Unë mendoj se ne mund ta bëjmë atë të ndodhë.

“Kjo është aspirata jonë, qëllimi im me Leon është i qartë”, ka deklaruar Laporta.

/GazetaSinjaliSport/