Barcelona sot prezantoi blerjen e dytë të merkatos verore, danezin Andreas Christensen.
Danezi firmosi një kontratë katër-vjeçare me klubin deri më 2026.
Gjatë prezantimit, Laporta u shpreh i lumtur me këtë transferim, dhe ndër të tjerash foli edhe për situatën e Lewandowskit.
Presidenti blaugranas konfirmoi se klubi spanjoll tashmë ka bërë një ofertë për polakun dhe pret që Bayerni ta pranojë këtë ofertë.
“Ne i bëmë një ofertë FC Bayernit për të nënshkruar me Lewandowski dhe ne presim përgjigjen e tyre, shpresoj që përgjigja e tyre të jetë pozitive.
“Dua të falënderoj Lewandowski këtu në publik për atë që po bën për t’u bashkuar me ne”, ka deklaruar Laporta.