Lana Del Rey ka bërë të ditur se këtë verë do të sjellë albumin e saj më të ri.
Këngëtarja amerikane 35-vjeçare po ashtu ka thënë se kënga e saj më e re do të lansohet më 1 qershor dhe do të sfidojë akuzat ndaj sa për “përvetësim kulturor dhe promovim të abuzimit në familje”.
Lana kishte marrë kritika vitin e kaluar pasi kishte bërë disa krahasime mes saj dhe këngëtareve të tjera të famshme si Beyonce, Cardi B, Ariana Grande e Camila Cabello.
Ajo kishte shkruar në rrjetet sociale lidhur me feminizmin duke thënë se a mund të këndonte për çfarë të donte pa qenë e kritikuar se po e promovonte abuzimin./GazetaSinjali/