image Lampard nuk do t'i bashkohet Norwichit, ish trajneri i Aston Villës kandidati kryesor

Futboll

Lampard nuk do t’i bashkohet Norwichit, ish trajneri i Aston Villës kandidati kryesor

news image

Frank Lampard ka hequr dorë nga kandidimi për vendin e trajnerit në Norwich, duke i hapur rrugën Dean Smith që të shfaqet si pretendenti kryesor.

Lampard kishte zhvilluar bisedime me ‘kanarinat’ për zëvendësimin e Daniel Farke, por nuk është më kandidat.

Burime pranë situatës menaxheriale në ‘Carrow Road’ i kanë thënë ‘Sportsmail’ se ai nuk dëshiron më të merret në konsideratë.

Zhvillimi tani mund të shohë Smith, i cili u shkarkua nga Aston Villa javën e kaluar, të dalë si objektivi kryesor për Norwich.

Norwich aktualisht është në vendin e 20-të në tabelën e Premierligës, me pikë të barabarta me Newcastle me një numër prej pesë, por qëndron në vendin e fundit për shkak të diferencës së golave.

Lampard ka qenë pa punë që nga janari, kur Chelsea e shkarkoi atë dhe solli Thomas Tuchel në Stamford Bridge.

Por tërheqja e tij e interesit për postin në ‘Carrow Road’ do të thotë se rruga duket të jetë e qartë për Smith për të bërë një rikthim të shpejtë në Premier Ligë. /Gazeta Sinjali Sporti/