image Lampard ëndërron të bëhet trajner i gjigantit spanjoll

Futboll

Lampard ëndërron të bëhet trajner i gjigantit spanjoll

news image

Frank Lampard ende po ëndërron që të nënshkruajë për Barcelonën. Këtë nuk e kishte arritur si lojtar, por mund ta bëj tani si trajner, transmeton Sinjali Sportiv.

Frank Lampard raportohet të jetë pranë largimit nga Chelsea, pas serisë negative të rezultateve, me bilanc prej një fitore, dy barazimeve dhe katër humbjeve në shtatë ndeshjet e fundit.

Duke parë situatën e tij te klubi nga Londra, ish-mesfushori anglez thuhet se ëndërron që në të ardhmen të marrë drejtimin e Barcelonës, ka raportuar mediumi katalunas ‘Esport3’.

Kujtojmë se përveç Chelseas, Lampard më herët ka drejtuar edhe skuadrën tjetër angleze, Derby Countyn. /Sinjali Sportiv/.