Pas rezultateve të dobëta të treguara në ndeshjet e fundit, Frank Lampard, është në presion dhe pranë shkarkimit, transmeton Sporti në Sinjali.
‘The Guardian’ shkruan se tashmë krerët e klubit londinez kanë filluar së kërkuari zëvendësuesin e tij.
Thomas Tuchel, Julian Nagelsmann dhe Ralph Hasenhuttl, raportohet se janë tre kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Chelseas.
Gjithashtu, Ralf Rangnick mund të jetë pasuesi i Lampardit për një kohë të shkurtër, derisa Nagelsmann të jetë i lirë.
Ish-trajneri i Juventusit e Milanit, Massimiliano Allegri, gjithashtu mund të jetë një nga opsionet e Chelseas për zëvendësuesin e Frank Lampardit.