image Laliga me katër ndeshje në program, Real Madrid sot fillon sezonin e ri

Futboll

Laliga me katër ndeshje në program, Real Madrid sot fillon sezonin e ri

news image

Me fitoren minimale të Valencias ndaj Getafe, zyrtarisht ka filluar edicioni i ri në LaLiga, shkruan Sinjali Sport.

Valencia e mposhti skuadrën madrilene me rezultat të ngushtë 1-0, pas golit të Carlos Soler nga pika e bardhë, duke e nisur stinorin e ri me këmbë të mbarë.

Sot në elitën e futbollit spanjoll janë katër ndeshje.

Real Madrid fillon sezonin 2021/2022 si mysafir i Alaves.

Mbretërit pësuan shumë ndryshime në klub, nga shtabi teknik që u largua Zidane e erdhi Ancelotti e deri të largimi i kapitenit, Sergio Ramos, pas 16 vitesh.

Los Blancos deri tash kanë blerë vetëm David Alaba, ndërsa synim e kanë edhe transferimin e Kylian Mbappes.

Galaktikët sot do luajnë në mbrëmje në orarin e ri të Laligas, në ora 22:00 si mysafirë të Alavesit.

Takimet dhe oraret e të gjitha ndeshjeve që luhen sot janë këto:

Cadiz – Levante 19:30

Mallorca – Betis 19:30

Alaves – Real Madrid 22:00

Osasuna – Espanyol 22:00. /GazetaSinjaliSporti/