Befasia e mbrëmjes së kaluar është Antonio Griezmann
Derisa të gjitha mediat prisnin një kalim të Mbappes në Real Madrid, loja në transfere dje është luajtur në anën tjetër.
Barcelona që në orët e pasdites filloi bisedat me Atletico Madrid që ta shesë Antoine Griezmann.
E derisa Barcelona dhe Atletico nuk i kanë bërë këto transferime zyrtare, sipas faqes se La Ligas në Tëitter çdo gjë është në rregull dhe tashmë lojtarët janë regjistruar në platformën e tyre me kohë.
“Transferët e Griezmann dhe De John janë pranuar me kohë nga platforma menaxheriale e LaLigas. Pas pranimit të dokumenteve LaLiga do t’i rishikoj të dyja”, thuhet në këtë njoftim të garës më prestigjioze spanjolle.