image Lajmrojeni menjëherë Policinë nëse e shihni ose dini diçka për vendndodhjen e këtij personi

Kosovë

Pejë/ Lajmrojeni menjëherë Policinë nëse e shihni ose dini diçka për vendndodhjen e këtij personi

news image

Policia e Kosovës është duke e kërkuar një Arian Qelaj nga Deçani, i dyshuar për dhunim dhe lëndim i rëndë trupor.

Përmes një komunikate, Policia e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur 38-vjeçarin, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia bën thirrje që kushdo që e sheh apo di diçka për vendndodhjen e personit në foton e mëposhtme, ta lajmërojë menjëherë Policinë ose të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të dhënë informacione në Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: [email protected]