image Lajmet e fundit nga Ukraina, çfarë po ndodh në ditën e 13-të të agresionit rus

Botë

Lajmet e fundit nga Ukraina, çfarë po ndodh në ditën e 13-të të agresionit rus

news image

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Sot është dita e 13-të e luftës atje, ndërkohë që sulmet raportohet se po vazhdojnë.

Përmbledhjen me lajmet e fundit i gjeni më poshtë:

  • Më shumë se dy milionë njerëz janë larguar nga Ukraina si refugjatë, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara.
  • Korridore humanitare të evakuimit u paralajmëruan në disa qytete të Ukrainës, por largimi i organizuar i civilëve u konfirmua vetëm në qytetet Irpin dhe Sumi.
  • Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia po bombardon një korridor evakuimi nga qyteti jugor i Mariupolit.
  • Rusia kërcënoi se do t’i ndërpresë furnizimet e Evropës me gaz, në përgjigje të sanksioneve nga Perëndimi.
  • Gjiganti i energjisë Shell njoftoi se do t’i ndalojë të gjitha blerjet e naftës dhe gazit nga Rusia dhe se do t’i mbyllë operacionet e tjera në këtë vend.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet gjatë ditës Parlamentit britanik, përmes video-lidhjes.
  • Lufta në Ukrainë mund të rrisë urinë në botë, paralajmëroi kreu i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley.

/GazetaSinjali/