image Lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person - FOTO

Siguri

Lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person – FOTO

news image

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim 63-vjeçarin, Rexhep Sinani, i dyshuar për veprën penale të “Mashtrimit”.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacione për të, që të lajmërojnë dhe t’i ndajnë ato informacione.

Njoftimi i plotë:

Person i shpallur në kërkim

Prishtinë, 19 gusht  2021 – Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon për ndriçimin e gjendjes faktike rreth dyshimeve për veprën penale të “Mashtrimit”, nga neni-323 i KPRK-së me qëllim të lokalizimit të vendndodhjes si dhe marrjes së informacioneve me interes të veçantë për hetimet, kërkon nga publiku i gjerë që çfarëdo informacioni që ka në lidhje me të dyshuarin;

•REXHEP SINANI, 63 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, të njoftoj policinë në çfarëdo formë të  mundshme.

Së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga  Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 66, të KPP-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarit në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në lokalizimin e të dyshuarit dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tij.

/GazetaSinjali/