image Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

Kosovë

Apel/ Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

news image

Policia e Kosovës është në kërkim të Bujar (Qerim) Demajt, 46 vjeçarit nga fshati Pepaj i Tropojës, i akuzuar për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Pepaj ka edhe një fletëarrest ndërkombëtar të shpallur nga 30 prilli i vitit 2014.

Andaj me qëllim të lokalizimit të tij, rrjedhimisht edhe arrestimit të tij, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë publikoi fotografinë dhe të dhënat e të pandehurit.

Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foto, të lajmërojë policinë ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./Gazeta Sinjali/

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: [email protected]