Policia e Pejës po e kërkon Besnik (Elez) Balajn, 61 vjeçarin nga fshati Isniq i Deçanit, i pandehur për vrasjen e një personi me qëllim hakmarrjeje.
Bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, drejtoria rajonale e policisë në Pejë ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Përmes kësaj kërkese Policia e Kosovës apelon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foto, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./Gazeta Sinjali/
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected]