image Lajmërohet Xhelal Sveçla, sqarohet për fotografinë me Marko Gjuriqin

Politikë

Reagim/ Lajmërohet Xhelal Sveçla, sqarohet për fotografinë me Marko Gjuriqin

news image

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi u pa në një tavolinë me të ashtuquajturin drejtori i Zyrës për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Sveçla, ka thënë se ai po merr pjesë në një konferencë për Bashkepunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, ku i pranishëm është edhe Gjuriq.

“Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon duke braktisur tryezat. Qëndrimi ynë është të marrim pjesë në çdo diskutim, të argumentojmë qëndrimet tona dhe të pamundësojmë marrëveshjet në dëm të Kosoves, ndryshe nga paraardhësit tanë”, ka thënë Sveçla ndër të tjera, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i plotë: