image Lajmërohet Prigozhin: S’kishim qëllim ta rrëzonim Putinin, marshuam për të protestuar

Botë

Lajmërohet Prigozhin: S’kishim qëllim ta rrëzonim Putinin, marshuam për të protestuar

news image

Paramilitari Yevgeny Prigozhin është shfaqur për herë të parë që prej se hoqi dorë nga kryengritja e tij e armatosur të shtunën në mbrëmje. Në deklaratën 11-minutëshe  ai mbrojti kryengritjen e Wagnerit dhe tha se “shoqëria e kërkonte atë”, njofton The Guardian.

Por, Prigozhin mohoi që Wagner donte rrëzimin e Putinit duke thënë se kryengritja kishte treguar se kishte “probleme serioze me sigurinë në të gjithë territorin e vendit tonë”.

“Nuk ishte qëllimi ynë për të përmbysur regjimin,” tha Prigozhin në audimesazh në faqen e tij në Telegram të Grupit Concord.

“Ne u ndalëm në atë moment, kur u bë e qartë se do të derdhej shumë gjak,” vazhdoi ai.

 “Kjo është arsyeja pse ne besojmë se mjaftoi demonstrimi i asaj që kishim planifikuar të bënim. Vendimi ynë për t’u kthyer kishte dy faktorë: ne nuk donim të derdhnim gjakun rus. Së dyti, ne marshuam për ta  demonstruar  protestën tonë”, shtoi ai.

Ai akuzoi edhe një herë Ministrinë Ruse të Mbrojtjes për shenjëstrimin e trupave të tij me zjarr artilerie, duke e quajtur atë “shkasin që Wagner të largohet menjëherë”.

“Qëllimi i marshimit ishte që të mos lejohej shkatërrimi i kompanisë ushtarake private Wagner dhe të viheshin në llogari zyrtarët që me veprimet e tyre joprofesionale kanë kryer një numër të madh gabimesh. Shoqëria e kërkoi atë.”

Prigozhin pranoi se trupat e tij kishin goditur avionë rusë gjatë kryengritjes së tyre, duke thënë se ata “u vinte keq që u kërkohej të kryenin sulme kundër avionëve, por ata po goditnin forcat tona me bomba dhe sulme me raketa”.

Ai pohoi gjithashtu se lëvizja e trupave në Rusi ishte një leksion për mënyrën se si Rusia do duhej ta kishte kryer pushtimin e saj të Ukrainës më 24 shkurt, e cila nuk arriti të arrinte qëllimin e saj për të marrë Kievin.

/GazetaSinjali/