image Lajmërohet në redaksi të Sinjalit i riu që dëmtoi shenjat, arsyeton veprimin e turpshëm

Siguri

Lajmërohet në redaksi të Sinjalit i riu që dëmtoi shenjat, arsyeton veprimin e turpshëm

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se si një i ri nga Ferizaj ka dëmtuar shenjat e komunikacionit në disa pjesë të këtij qyteti, si dhe ka publikuar vetë pamjet e këtij gjesti të turpshëm.

Pas publikimit të lajmit, në redaksinë e Sinjalit është lajmëruar Florent Vrella, duke e arsyetuar veprimin që ka bërë.

Ai thotë se “ajo (shenja) ka qen e kput vet, shihet edhe ne vido. Si mundem me rregullu me hek qata”.

Megjithatë në profilin e tij në Tik Tok, ai ka publikuar disa video ku shihet se si i godet shenjat e komunikacionit.

/GazetaSinjali/