image Lajmërohet Cana nga Roma, tregon se si të mbrohemi nga Koronavirusi

Futboll

Këshilla/ Lajmërohet Cana nga Roma, tregon se si të mbrohemi nga Koronavirusi

news image

Kapiteni legjendar i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana nga shtëpia e tij në Romë ka bërë një video ku ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga Koronavirusi.

Sipas Canës, secili prej nesh e ka detyrë që të respektojmë pjesën e higjienës, transmeton Gazeta Sinjali.

“Të gjithë studentët që janë në pushim, ky nuk është një pushim shkollor, është një përgjegjësi shumë e madhe dhe të veprojmë secili”, tha ndër të tjera Cana.

Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 6 raste të Koronavirusit./Gazeta Sinjali/

???? Mesazh i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana???? FRIKË JO, KUJDES PO! ???? DHE JU LUTEM: Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim! Të ndjekim me rigorozitet këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe t’u referohemi informacioneve zyrtare!

Posted by Edi Rama on Tuesday, March 10, 2020