Kapiteni legjendar i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana nga shtëpia e tij në Romë ka bërë një video ku ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga Koronavirusi.
Sipas Canës, secili prej nesh e ka detyrë që të respektojmë pjesën e higjienës, transmeton Gazeta Sinjali.
“Të gjithë studentët që janë në pushim, ky nuk është një pushim shkollor, është një përgjegjësi shumë e madhe dhe të veprojmë secili”, tha ndër të tjera Cana.
Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 6 raste të Koronavirusit./Gazeta Sinjali/