image Lajme të këqija për Barcelonën, shtyhet rikthimi i Ansu Fatit nga lëndimi

Futboll

Lajme të këqija për Barcelonën, shtyhet rikthimi i Ansu Fatit nga lëndimi

news image

Barcelona ka marrë një lajm të keq në lidhje me rikthimin e futbollistit të tyre, Ansu Fatit, transmeton Sinjali Sport.

Sipas “Sport’, Ansu Fati  nuk po mundet të tolerojë stërvitjet e rikuperimit dhe kjo gjë ka ngadalësuar procesin e rikthimit.

Deri më tani nuk ka ndonjë gjë konfirmuar mirëpo Ansu Fati nuk pritet të rikthehet deri në fundin e muajit mars apo në mes të prillit.

Kurse, mjekët që janë duke u kujdesur për talentin e Barçës janë dakorduar që të ndryshojnë mënyrën e stërvitjes që të mos e rrezikojnë atë./Sporti në Sinjali/