image Lajm i tmerrshëm për Barcelonën, klubi lutet për Suarezin

Futboll

Spanjë/ Lajm i tmerrshëm për Barcelonën, klubi lutet për Suarezin

news image

Barcelona sot e ka marrë lajmin më të keq të sezonit.

Luis Suarez është operuar në gjurin e tij të djathtë dhe pritet të mungojë gjatë. Uruguajani me shumë mundësi nuk do të jetë në dispozicion për së paku 4 muaj.

Ekipi katalanas doli me reagim zyrtar duke informuar se sulmuesi u operua dhe do të nisë kohën e rikuperimit.

Trajneri Ernesto Valverde me shumë mundësi nuk do të mund ta përdorë sulmuesin deri në fund të sezonit.

Shpresa e madhe e Barcelonës është që të ndodhë një mrekulli dhe sulmuesi të rikthehet më shpejt, vetëm për dy muaj. Shanset që lojtari të rikthehet në këtë kohë gjithsesi janë të pakta, por në klub janë duke u lutur për rikthimin e tij të shpejtë. /Gazeta Sinjali/