Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka nënshkruar marrëveshjen në fushën e mbrojtjes shoqërore me ministrin e Çështjeve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Zvicrës, Alain Berset.
Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha e kontributeve.