image Kosova e 34-ta në raportin e Bankës Botërore

Financa

Kosova e 34-ta në raportin e Bankës Botërore

news image

Kosova ka zënë vendin e 34-të në raportin e Bankës Botërore “Gratë, Biznesi dhe Ligji 2022”.

Në raport janë matur ligjet dhe rregulloret në tetë fusha që ndikojnë në pjesëmarrjen ekonomike të grave: Lëvizshmëria (kufizimet në lirinë e lëvizjes), Vendi i punës (ligjet që ndikojnë në vendimet e grave për të punuar), Pagesa (ligjet dhe rregulloret që ndikojnë në pagën e grave), Martesa (kufizimet ligjore në lidhje me martesën), Prindërimi (ligjet që ndikojnë në punën e grave pas shtatzënisë), Ndërmarrësia (kufizimet ndaj grave për të filluar dhe menaxhuar biznese), Pasuria (dallimet gjinore në pronë dhe trashëgimi), dhe Pensioni (ligjet që ndikojnë në masën e pensionit të gruas).

Vendi ynë këtë sukses e ka arritur nga 190-të shtete dhe ka marrë 91.9 pikë nga 100 të mundshme.

Në këtë raport Kosova vlerësim maksimal në gjashtë nga tetë fusha.

Sipas vlerësimi dy fusha ku nevojiten ende reforma janë: Prindërimi dhe Pensioni, njofton Zyra e Bankës në Kosovë.

/GazetaSinjali/