image Ministri Murati ka një njoftim për pagesat e pensioneve

Financa

Ministri Murati ka një njoftim për pagesat e pensioneve

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është realizuar pagesa e pensioneve për 293 mijë e 347 përfitues.

Murati ka shkruar se ndryshimi me datën e pagesave u ndihmon sadopak në muajin janar.

Sot, me sesionin e fundit bankar, është realizuar pagesa e pensioneve për 293,347 përfitues. Shpresojmë që ky ndryshim u ndihmon familjeve sadopak ta shtyjnë muajin, sidomos tani në janar, sepse shumica kanë pasur shpenzime më të larta se zakonisht për shkak të festave të fundvitit”, ka thënë Murati.

/GazetaSinjali/