image Lajm i mirë për Kosovën, Kryeziu rikthehet pas lëndimit

Futboll/ Lajm i mirë për Kosovën, Kryeziu rikthehet pas lëndimit

news image

Hekuran Kryeziu është kthyer sot në stërvitje për skuadrën e tij të Zurichut, ku luan në pozitën e mesfushorit defansiv.

Ky është një lajm tjetër i mirë për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas rikthimit nga lëndimi edhe i Arbër Zenelit, i cili ka filluar stërvitjet me Reims.

Mesfushori defansiv ishte një ndër lojtarët më të mirë të Kosovës gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombëve, por pas lëndimit nuk luajti në ndeshjet e eliminatoreve për Euro 2020.

Lajmin për rikthimin e tij e ka bërë të ditur vetë Kryeziu, pëmes një InstaStory, ku shkroi ,“U ktheva”.

Se a do të luajë ai në ndeshjen e marsit kundër A do të jetë ai gati për ndeshjen e marsit kundër Maqedonisë, kjo mbetet të shihet pasi që do të shihet sa do të jetë ai i gatshëm fizikisht për ta përballuar intensitetin e këtyre ndeshjeve. /Gazeta Sinjali/