Portieri slloven, Samir Handanoviç, do të rifillojë stërvitjet dhe me gjasë do të luajë për Interin kundër Juventusit, në ndeshjen e cila do të luhet këtë të dielë.
Handanoviç ka qenë jashtë veprimit pasi ka pësuar një frakturë në gishtin e vogël në dorën e majtë gjatë një stërvitje më 1 shkurt.
Sipas Sky Sport Italia, kontrolli i fundit mjekësor tregon se fraktura është shëruar dhe ai mund të rifillojë stërvitjet qysh nesër.
Kjo bën të mundur që Handanoviç të kthehet në portë për derbin e së dielës në Serie A.
Gjatë mungesës së tij, Daniele Padelli ka qenë zëvendësues i kapitenit, por ka dëshpëruar me paraqitjen e tij./GazetaSinjali/