image Lajm i mirë për Barcelonën, Fati mund të rikthehet për ndeshjen e madhe

Futboll

Lajm i mirë për Barcelonën, Fati mund të rikthehet për ndeshjen e madhe

news image

Barcelona ka marrë një lajm të mirë, kjo pasi që talenti i tyre Ansu Fati ka mundësi të rikthehet në një ndeshje mjaft të rëndësishme për ta.

Fati është duke u stërvitur intensivisht në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Paris Saint-Germain, transmeton Sinjali Sportiv.

Futbollisti është operuar në fillim të nëntorit, pas një lëndimi që pësoi në gju.

Kurse, sipas raportimeve po besohet se futbollisti është duke u shëruar më shpejt sesa që ishte pritur.

/Sinjali Sportiv/